NEW - Der Feed des Merlin Images jetzt bei BoxPirates - NEW

NEW - BoxPirates Plugin Feed - NEW
Unsere Plugins direkt über den Plugin Browser eure Box installierbar

Lajme per Sportin/ Futboll/Motosport/Boks....etj

    Diese Seite verwendet Cookies. Durch die Nutzung unserer Seite erklären Sie sich damit einverstanden, dass wir Cookies setzen. Weitere Informationen

    • Lajme per Sportin/ Futboll/Motosport/Boks....etj

      Lampard: Duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet


      Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka këmbëngulur se Blutë duhet të fitojnë maksimumin e pikëve në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për mbrojtjen e titullit.
      “Ne e dimë se mund të hyjmë përsëri në garën për titull. Do të na nevojitet impenjim i jashtëzakonshëm sepse ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet tona dhe të shpresojmë në lëshimet e klubeve tjera”.
      “Ne nuk mund të mendojmë shumë për Unitedin. Synimi ynë është që të fillojmë një ecuri fitoresh në mënyrë që të ngushtojmë epërsinë. Vetëm në këtë mënyrë, nëse arrijmë të vijmë në gjashtë pikë para ndeshjeve ndaj Unitedit, atëherë mund të mendojmë për titullin”, ka thënë Lamps.

    • RE: Lajme per Sportin/ Futboll/Motosport/Boks....etj

      Pesë pikë larg Barcës


      Real Madridi ka ngushtuar diferencën ndaj kryesueses Barcelona në vetëm pesë pikë, pas fitores ndaj Espanyolit me rezultat 1-0, përkundër një lojtari më pak nga minuta e dytë.
      Takimi fillon tmerrshëm për Mourinhon. I posardhuri nga Franca ku përcolli Lyonin, nuk kishte pritur një fillim më të keq se ky ndaj skuadrës nga Katalunia. Pas një depërtimi në zonë nga Luis Garcia, nga porta doli Iker Casillas, i cili me anë të një prekjeje kontraverse rrëzon futbollistin kundërshtar. Si pasojë skuqet nga gjyqtari i takimit dhe përshëndetet nga ndeshja. Dush i ftohtë në fillim për gardianin spanjoll.
      Në lojë hyn portieri i ri Antonio Adan që shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme. Megjithatë, përgjigjen më të mirë e kishte Cristiano Ronaldo.