NEW - Der Feed des Merlin Images jetzt bei BoxPirates - NEW

NEW - BoxPirates Plugin Feed - NEW
Unsere Plugins direkt über den Plugin Browser eure Box installierbar

Lajme ne Pergjithesi per Kanalte Shqiptare!!

    • Lajme ne Pergjithesi per Kanalte Shqiptare!!

      Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve ka marrë vendimin per të kufizuar me 5 vjet licensën e platformës private satelitore Tring Tv si pasojë e shkeljeve të vërejtura në trasmetimin e programeve mbi të cilat nuk zotëron të drejtat për transmetim.

      Në të njëjtën kohë, KKRT ka vendosur edhe një listë gjobash operatorëve televizivë në zona të ndryshme të vendit për pirateri.

      Ndërkohë që janë penalizuar edhe subjekte të tjerë të cilat kanë aplikuar për licensë, por kanë nisur transmetimet ende pa marrë lejen e transmetimit.

    • Sezoni i ri në Tring Digital!!!

      Tring Digital kalon cdo kufij ne median shqiptare! Nje sezon I ri I mbushur me surpriza dhe emocione pafund do te vij ne sezonin e ri televiziv!

      Kampionati me I ndjekur dhe me I forte Premier League do te vij ekskluzivisht ne platformen Tring per te gjithe shikuesit!Gjithashtu kupa e Anglise dhe shume evente sportive do ofrohen ne cilesi maksimale fale Tring Digital.

      Kontratat me studiot me te medha te prodhimit te filmave do jene nje tjeter arsye per te ndjekur platformen Tring fale 60premierave qe vijne cdo muaj ne kanalet e filmave!

      Pas suksesit te vitit te kaluar edhe kete sezon do te ndiqni programe gjigande si Dancing With the Stars,Apartamenti 2xl si dhe programe te reja si Coctail,Tip etj!

      Platforma Tring Digital kujdeset per shikuesit e saj duke sjelle sport,filma,dokumentare,informacion programe per femije vetem ne nje pakete te vetme dhe pa kosto ekstra!

      Nje tjeter risi vjen tashme dhe nga Tring Communication fale teknologjise moderne se Iptv! Cdo klient qe ka internet Tring do te mund te shoh programet e platformes Tring ne cilesi maksimale dhe gjithashtu do I ofrohen sherbime pafund per te plotesuar cdo deshire dhe kerkese te klientit!Kompania Tring eshte nje investim I cili nuk njeh kufij,ashtu si fantazia e shikuesve te saj!

    • Pershnedtje,

      Kete resiv nuk e njoh por pa Abonim nuk mundesh asnje kanal te shikosh pervec atyre qe jan te hapura,
      per me i par ato te duhet nje resiv me linux sistem dmth vetem me an te CS.

    • IPKO do të transmetojë ligat evropiane!!!

      Kompania IPKO dhe Digitalb kanë arritur që të sigurojnë ekskluzivitetin e transmetimit të ligës angleze në futboll, atë italiane, spanjolle, Ligën e Kampionëve, si dhe të ngjarjeve të tjera sportive.

      Në një konferencë për gazetarë, IPKO ka njoftuar se komentatorëve të ndeshjeve sportive në televizionin Digitalb – IPKO do t’u bashkohet edhe gazetari i mirënjohur sportiv, Andin Lokaj.

      Alban Kastrati, përgjegjës për marrëdhënie me publikun në IPKO, tha para gazetarëve se kompania IPKO dhe Digitalb, tashmë janë të vetmit në Kosovë që kanë arritur të sigurojnë ekskluzivitetin e transmetimit të ngjarjeve më të mëdha sportive të botës.

      “Digitalb dhe IPKO kanë arritur që të sigurojnë një pjesë të madhe të të drejtave televizive sa i përket ngjarjeve sportive, mirëpo jo vetëm ngjarjeve sportive, duke e ditur që pako e televizionit Digitalb-IPKO, ofron shumë më shumë se sa vetëm sport, duke përfshirë muzikën, filmat, filmat dokumentarë dhe programe për fëmijë dhe gjithçka tjetër sa i përket përmbajtjes televizive”, ka thënë Kastrati, transmeton KosovaPress.

      Po sot IPKO njoftoi se tash e tutje pakot Duo Premium dhe Pako Premium, me produkte të reja, do të mund të blihen edhe për periudhën gjashtëmujore.

      Kurse komentatori Andin Lokaj tha se në platformën SuperSportit, sivjet, përveç futbollit dhe ligave evropiane, do të transmetohen edhe kampionatin botëror i basketbollit, Formula 1, si dhe shumë ngjarje të tjera sportive.

      “Prej këtij viti dhe vitet në vijim do të kemi ligat më të mirë, më të forta të futbollit evropian, duke filluar nga 14 gushti me Premier Ligën e Anglisë; një javë më vonë starton Bundesliga gjermane. Ekskluzivisht, të gjitha këto transmetime do t’i kemi në Digitalb. Mos të harrojmë kampionatin botëror të basketbollit i cili fillon më 28 gusht, kampionati italian Serie A ekskluzive, pastaj Kupa e Spanjës, kampionati i Holandës dhe kampionati i Portugalisë; Liga e Kampionëve që është evenimenti kryesor në Evropë, si dhe Liga e Evropës”, ka thënë ai

      Lokaj ka theksuar se Digitalb për herë të parë u ka ofruar mundësinë e komentimit të ndeshjeve sportive edhe komentatorëve kosovarë, në mesin e të cilëve do të jetë dhe ai.

      IPKO zbuloi sot se nga shtatori, do të nisë të ofrojë teknologjinë e fundit televizive High Definition, duke u bërë kompania e parë në Kosovë që sjellë këtë teknikë kualitative.

      Risi tjetër e IPKO-së që u prezantua në këtë konferencë, ishte se në vitin 2011 në televizionin Digitalb - IPKO të sillet edhe “Video On Demand”.